Fanellat gati, dardanët të gatshëm për të shkruar historinë
Sport
March 31, 2026 - 18:53
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te nisja e ndeshjes së madhe finale të kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar video nga zhveshtorja.
FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihen fanellat e “Dardanëve” në zhveshtore.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte me fanellat e kaltërta, teksa ajo mysafire me fanellat e bardha.
“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, ka shkruar FFK-ja në “Facebook”.