Kurti: Gjithçka e jona është sonte në “Fadil Vokrri”
Sport
March 31, 2026 - 20:17
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dhënë mbështetje Kombëtarës së Kosovës pak para nisjes së duelit final me Turqinë, për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Kurti tha se gjithçka e jona është sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, tha Kurti.
“Dardanët” sonte synojnë ta bëjnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror.
Kjo lojë po pritet me padurim dhe shumë emocione nga të gjithë shqiptarët që sonte presin fitoren e kombëtarës së Kosovës.