Ambasadori britanik: Bravo Kosova, herës tjetër do të shkoni një hap tutje
Sport
March 31, 2026 - 23:42
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dhënë fjalë të mira për paraqitjen e Kosovës ndaj Turqisë.
Ai uroi Turqinë, por tha se arritja e Kosovës deri në këtë pikë për pak vite, është e jashtëzakonshme.
“Bravo Kosova për një performancë të mrekullueshme dhe një arritje të pabesueshme në këtë kampanjë të Kupës së Botës. Ka shumë për të qenë krenarë. Herës tjetër do të shkoni edhe një hap më tej”.
“Shihemi në Botërorin 2030”, potencoi Hargreaves.