Erdogan uron ekipin turk: Kualifikim historik i Turqisë në Botëror
Foto: Laura Hasani

Erdogan uron ekipin turk: Kualifikim historik i Turqisë në Botëror

Sport March 31, 2026 - 23:49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares turke në Kupën e Botës, pas fitores 1-0 ndaj Kosovës në finalen e plejofit.

Në një mesazh urimi, ai ka përgëzuar ekipin për suksesin dhe rikthimin në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vjetësh.

“E përgëzoj me gjithë zemër ekipin tonë kombëtar të futbollit, djemtë tanë, për fitoren ndaj Kosovës në finalen e plejofit dhe kualifikimin në Kupën e Botës. E uroj ekipin kombëtar, i cili do të valëvitë flamurin tonë me yll dhe gjysmëhënë në këtë skenë më të madhe të futbollit pas 24 vjetësh. Suksese në ndeshjet e grupeve kundër Australisë, Paraguait dhe SHBA-së”, thuhet në mesazh.

Ai ka shtuar se ka besim të plotë në paraqitjen e futbollistëve turq edhe në Botëror.

“Kemi besim të plotë se djemtë tanë, si gjithmonë, do ta mbajnë fanellën me yll dhe gjysmëhënë nga fitorja në fitore dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar. I puth të gjithë sportistët tanë në ballë”, ka përfunduar ai.