Pas humbjes, Osmani: Na dhanë krenari dhe emocion pa fund, mbi të gjitha bashkuan një komb
Foto: Laura Hasani

Pas humbjes, Osmani: Na dhanë krenari dhe emocion pa fund, mbi të gjitha bashkuan një komb

Sport March 31, 2026 - 23:57

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Turqia.

Dardanët u mposhtën minimalisht 1-0 nga ekipi turk në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Osmani u shpreh se përkundër humbjes, ajo që na dhanë sonte Dardanët është më e madhe se një fitore, duke na dhënë krenari dhe emocion pa fund. /Zëri

Postimi i plotë: 

Dardanët e zemrave tona! 

Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendhur në faqet e historisë gjithsesi.

Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!

Sonte zemrat tona rrahën si një.

Përgjithmonë me ju Dardanë!