Haxhiu: Kjo ndeshje përfundon këtu, por jo rrugëtimi ynë
Sport
April 01, 2026 - 00:06
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reguar pas humbjes së Kosovës nga Turqia.
Kosova u mposht nga ekipi turk me rezultat 1-0, duke e ndërprerë këtu ëndrrën e Dardanëve kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se kjo ndeshje përfundon këtu, por jo rrugëtimi ynë. /Zëri
Postimi i plotë:
Sonte nuk ia dolëm, por kjo nuk e zvogëlon suksesin e lojtarëve tanë. Skuadra jonë na ka bërë të besojmë si rrallëherë më parë.
Kjo ndeshje përfundon këtu, por rrugëtimi ynë jo.
Luajtëm me zemër, luftuam së bashku dhe do të rikthehemi edhe më të fortë.
Kosova nuk ndalet.