Reagimi i Hajdarit pas lëndimit që pësoi: Faleminderit për përkrahjen, unë jam mirë!
Sport
April 01, 2026 - 11:31
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin "Fadil Vokrri".
Gjatë ndeshjes pati një ndërhyrje jo të qëllimshme nga Vedat Muriqi në drejtim të Albian Hajdarit në kokë, duke krijuar një lëndim të rëndë, ku ndërkohë është detyruar të largohet nga fusha.

Pas këtij lëndimi Albian Hajdari ka reaguar duke postuar një fotografi në rrjete sociale dhe duke bërë të ditur se është mirë.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura. Unë jam mirë faleminderit!”, ka shënuar Hajdari.

