Ambasada e SHBA-së lavdëron Kombëtaren e Kosovës: Ajo që arritët, vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme
Foto: Laura Hasani

Ambasada e SHBA-së lavdëron Kombëtaren e Kosovës: Ajo që arritët, vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme

Sport April 01, 2026 - 11:53

Ambasada Amerikane në Kosovë ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës pas ndeshjes ndaj Turqisë.

Edhe pse Dardanët nuk arritën të fitonin ndaj ekipit turk, Ambasada ka vlerësuar përpjekjen e ekipit, duke cekur se ajo që arritën është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.

“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme’’, shkroi Ambasada. /Zëri