Bayern Munichu synon fitore ndaj Real Madridit, Kompany optimist për skuadrën

Bayern Munichu synon fitore ndaj Real Madridit, Kompany optimist për skuadrën

Sport April 06, 2026 - 23:50

Bayern Munich udhëton drejt Madridit me një qëllim të qartë: të fitojë ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid.

Trajneri Vincent Kompany ka theksuar se Bayern është i përgatitur për sfidën e vështirë jashtë fushe.

“Ne jemi përgatitur plotësisht për Realin dhe kemi studiuar atë që bënë kundër Cityt. Është ndoshta ndeshja më e vështirë jashtë fushe, por ne duam të fitojmë”, ka thënë Kompany gjatë konferencës për shtyp.

Trajneri belg e ka konfirmuar se të gjithë lojtarët janë të disponueshëm për ndeshjen, përveç portierit Sven Ulreich. “Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe jemi gati për ndeshjen. Gjithçka do të ketë rëndësi nesër. Kjo është hera ime e parë këtu si trajner, por kemi shumë përvojë në ndeshje si kjo. Rezultati do të përcaktohet pjesërisht nga taktikat, por mbi të gjitha nga gjërat e vogla, cilësia individuale e lojtarëve.”