Dukagjini shkatërron Ballkanin në Suharekë, finalja e Kupës së Kosovës duket afër

Dukagjini shkatërron Ballkanin në Suharekë, finalja e Kupës së Kosovës duket afër

Sport April 08, 2026 - 17:11

Dukagjini ka bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës, pasi mposhti në transfertë Ballkani me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Skuadra nga Klina e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 8-të, kur Hekuran Berisha realizoi një supergol për 0-1.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, mysafirët fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë i saktë u tregua Mërgim Pefqeli, duke dyfishuar epërsinë në 0-2.

Në pjesën e dytë, Ballkani u përpoq të reagojë dhe krijoi disa raste, por nuk arriti të konkretizojë.

Goditja përfundimtare erdhi në fundin e ndeshjes, kur Meris Maliqi realizoi për 0-3, duke e afruar shumë Dukagjinin me finalen.

Takimi i dytë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini tashmë ka një avantazh të madh dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në finale.