PSG-ja fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

PSG-ja fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

Sport April 08, 2026 - 22:59

PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Parisienët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Desire Doue kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia shënoi për 2:0 që në fund ishte edhe epilogu i këtij ballafaqimi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “Anfield”, teksa ekipin e drejtuar nga Arne Slot e pret një punë e madhe për ta përmbysur rezultatin.