Cila do të jetë e ardhmja e Lewandowskit?
E ardhmja e Robert Lewandowski mbetet ende e hapur, ndërsa kontrata e tij me Barcelonën skadon në fund të sezonit aktual.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas i ka paraqitur sulmuesit polak një ofertë për rinovim.
Vendimi përfundimtar tani është në duart e 37-vjeçarit, i cili ndihet i kënaqur në Barcelonë, ku jeton së bashku me familjen.
Megjithatë, interesimi për të nuk mungon, me oferta konkrete që kanë ardhur sidomos nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara.
Në Serie A, dy gjigantë si Juventus dhe AC Milan po monitorojnë nga afër situatën, duke parë mundësinë e një transferimi pa kosto.
Ndërkohë, interesim serioz ka shfaqur edhe Chicago Fire FC në Major League Soccer, si dhe disa klube nga Saudi Pro League.
Sipas të njëjtit burim, Barcelona pret një përgjigje nga Lewandowski brenda këtij muaji, çka pritet të sqarojë përfundimisht të ardhmen e njërit prej sulmuesve më të mirë të dekadës së fundit.