Prishtina e pret Dukagjinin në përballjen e fundit të xhiros në Superligë

Prishtina e pret Dukagjinin në përballjen e fundit të xhiros në Superligë

Sport April 13, 2026 - 08:49

Sot (e hënë) do të zhvillohet edhe sfida e fundit në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina është nikoqir i Dukagjinit, ku pritet një përballje interesante mes klubeve që kanë objektiva të ndryshëm.

“Bardhëkaltërit” janë në garë për vendin e tretë andaj është e domosdoshme të arkëtojnë pikët e plota, ndërsa Dukagjini gjithashtu ka të njëjtin objektiv për t’i ikur zonës së rrezikshme.Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Kujtojmë se aktualisht Prishtina zë pozitën e katërt me 42 pikë, derisa Dukagjini vendin e gjashtë me 34 sosh, dy më shumë se Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikshme.