Mbappe shpallet njeriu më i urryer në Paraguai, i vihet flaka kukullës me emrin e tij
Sport
July 09, 2026 - 20:06
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, është njeriu më i urryer aktualisht në Paraguai.
Ata e shpallën francezin si “më të urryerin” në festimet “San Juan”, një festë tradicionale ku digjet një kukull që përfaqëson personin më të urryer në atë moment në të gjithë vendin.
Pamjet tregojnë një burrë që mban veshur fanellën e Paraguait duke ndezur një kukull të madhe të varur me emrin “Mbappe”.
Paraguai u eliminua nga Franca në Kupën e Botës në raundin e 16-tave.
Mbappe shënoi gol në atë ndeshje ndërkohë që në fund të takimin u përfshi në disa debate me futbollistët paraguaian.