Debutim ëndrrash për Dellovën, ylli i Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi
Me përfundimin e javës së parë të sezonit në Superligën e Turqisë, tashmë është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës.
Faqja e specalizuar për statistika Sofascore, ka bërë të ditur 11-shen më të mirë të raundit të parë në kampionatin turk.
Aty bën pjesë edhe qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova, i cili pati një debutim tejet të mirë me skuadrën e Amedsporit.
Amedspor triumfoi në shtëpi me rezultat 3-0 ndaj Erzurumsporit, me Dellovën që ishte njëri ndër lojtarët kryesor të takimit.
27-vjeçari u vlerësua me notën 8.2 falë asistimit te goli i parë ndaj Erzurumspor, teksa ishte një mur i pakalueshëm në mbrojtje.
Dellova kompletoi gjithsej 72 pasime me një saktësi të hatashme prej 91 për qind, ndërsa pati edhe tri pasime kyçe.
Ai gjithashtu pati edhe pesë rikuperime të topit si dhe fitoi dy duele. /telegrafi