Luis Enrique: PSG-ja ka shumë kandidatë për Topin e Artë, nuk zgjedhim mes tyre
Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka deklaruar se klubi francez nuk ka përcaktuar një favorit mes futbollistëve të tij të nominuar për Topin e Artë.
“Strategjia është të fitojmë trofe të rëndësishëm. Kjo është strategjia jonë. Si klub, nuk kemi vendosur asgjë dhe jemi shumë të lumtur që kemi 10 lojtarë mes 30 më të mirëve në botë”, ka thënë trajneri spanjoll.
Luis Enrique ka theksuar se, po të kishte mundësi të vendoste vetë, në listën e kandidatëve do ta përfshinte edhe Désiré Douén, i cili mbeti jashtë nominimeve.
“Pse nuk është Désiré në listë? Ne përpiqemi t’i mbrojmë të gjithë lojtarët tanë. Besojmë se e meritojmë ta fitojmë këtë çmim, sepse mentaliteti ynë është të mbështesim të gjithë futbollistët e skuadrës”, ka deklaruar ai.
Në fund, trajneri i PSG-së ka shprehur dëshirën që fituesi i Topit të Artë të jetë një futbollist i klubit parisien, pa favorizuar publikisht asnjërin prej kandidatëve. /Zëri