Harry Kane, anglezi më i mirë i të gjitha kohërave?
Harry Kane po konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj anglezë të historisë, pas fitimit të Topit të Artë.
Sipas Tuttomercatoweb, sulmuesi i Bayern Munichut ka argumente të forta për këtë vlerësim, sidomos falë statistikave të jashtëzakonshme. Kane ka realizuar 452 gola me klubet dhe 91 gola me përfaqësuesen e Anglisë.
Ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit anglez, si Gary Lineker, Alan Shearer, Wayne Rooney dhe Michael Owen, të paktën për nga shifrat e realizimit.
Pas shumë vitesh me Tottenhamin, ku nuk arriti të fitonte trofe të mëdhenj, Kane gjeti suksesin te Bayern Munich. Fitimi i Topit të Artë është kulmi i një karriere të jashtëzakonshme.
Megjithatë, krahasimi me legjendat e futbollit anglez mbetet i vështirë, sidomos pasi karriera e tij ende nuk ka përfunduar. /Zëri