Zërat
Halil Matoshi
Halil
Matoshi

Ramush Haradinaj, njeri i baraspeshave të reja

Zërat July 30, 2019 - 17:53
Lexoni detajet

Pse po u dhemb aq shumë dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kthimi i mandatit tek sovrani – si akti më etik dhe i shëndetshëm për demokracinë - atyre që krejt fuqitë e tyre mentale dhe materiale, në retorika dhe lobingje, brenda e jashtë, i kanë vënë në funksion të shpërbërjes së shtetit të Kosovës, në favor të ideve shtetomëdha të shekullit 19 dhe 20. U dhemb sepse Kryeministri Haradinaj delegjitimoi idenë e e coptimit të Kosovës, megjithë çmimin epik që po e paguan!?

Pas dorëheqjës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, u vërtetua se ai ishte njeri i baraspeshave të brendshme politike dhe ekuilibrave të jashtëm diplomatik, i cili vendimarrjen për Kosovën ia riktheu sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel dhe këtë tashmë po e dëshmon frika e partnerëve të deridjeshëm, habia e opozitës dhe heshtja e ndërkombëtarëve.

Por më e habitshmja është një shqetësim i madh që e ka kapluar Beogradin zyrtar, veçmas Presidentin Vucic, me gjasë letrat që ata kishin në xhep për të marrë diçka nga Kosova, iu dogjën ende pa i nxjerrë nga mëngët dhe dukën shumë të mërzitur!?.

Pas kësaj dorëheqjeje, rrufëshëm u shfaq në portalet e Prishtinës një shkrim denigrues, me autor të padukshëm - por të ditur tashmë që e cilësonin Haradinajn populist dhe gjahtar votash, artikull që u ngjanë fletrrufeve damkosëse të kupolave staliniste, pastaj ndonjë klithmë deputetësh që dikush duke ushtru metodat e ndikimit dhe nepotizmit klasik, blen e dikush vjedh vota për ta, për t’i shti në Kuvend.

Këto sulme të pashpresa, ashiqare me porosi, e me tendencën që sadopak t’ia ulin rejtingun politik Kryeministrit Haradinaj tek votuesi Kosovar, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Përderisa Kryeministri Haradinaj vërtet ka bërë aktin më sublim demokratik, duke u zhvesh vullnetshëm nga pushteti politik për t’iu përgjigjur drejtësisë dhe pikërisht ngritja e standardit etik aq lartë, i ka hallakatur të gjithë ata që si partnerë koalicioni apo si opozitë, (më në fund i njëjtësuan qëndrimet. Siç!) por e sulmuan Kryeministrin për kinse cenimin e partneritetit strategjik me ShBA-në, aty ku ai nuk prekej, sepse ishte pika më e fortë e tij,!?

Mirëpo, këto sulme, shumë të personalizuara (ad hominem) ndaj Haradinajt si sabotues të proceseve, dezertor e shkatrrës institucionesh deri edhe frikacak, janë përbaltje koti sepse pas njëzet vjet në liri popullit ët Kosovës nuk ka nevojë ma t’i servohen profilizime e cilësime, sepse tashmë dihet kush asht sabotuesi e shkatërruesi, kush anemiku e dezertori dhe sidomos publiku kosovar e di saktë se kush është frikacaku në këtë vend.

Këto përrallisje janë të ndërtuara nga fjali të varfra cung, dalin si grejzit fyerje e cilësime mujshore, shprehimisht zëra që vijnë nga errësira mesjetare, në thelb ishte dhe është sulm mbi institucionin e Kryeministrit, dhe pasojë e mosrespektit ndaj institucioneve të shtetit, janë sëkëndejmi përlloçje e imazhit të shtetit, nga njerëz me deficite fatale mentale dhe të “Raison d’Etat”, që mësyjnë t’ia ulin kredibilitetin prej burrështeti tek Washingtoni zyrtar, si dhe në Berlin e Paris, për të mos lejuar që rejtingu i tij publik të rritej në përmasa enorme, si themelues i ushtrisë së Kosovës dhe mbajtjes së tarifave 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si emërtim të dytë për pavarësinë kombëtare, sepse tarifa vejnë vetëm shtetet moderne.

Kosova politike, madje edhe ata që e rivalizojnë sot Kryeministrin Haradinaj, e dijnë por iu dhemb fort, “PO-në” që mori ai në shtatorin e vitit 2018 nga James Mattis, Sekretari amerikan i Mbrojtjes për mandatimin e ushtrisë së Kosovës si forcë mbrojtëse dhe si lider që ia ktheu qytetarit të Kosovës dinjitetin e nëpërkëmbur;

Po ashtu, ata që i versulen Haradinajt, për me çnuk diçka nga lavdia e tij, e bëjnë këtë për t’i fshehur dështimet e tyre të njëpasnjëshme, për çka trupi zgjedhor i Kosovës do ta japë fjalën e tij së shpejti, në zgjedhje të lira, të jashtëzakonshme.

Përpjekjet për ta denigruar Qeverinë Haradinaj, paçka që aty uleshin vetëm dy ministra të AAK-së, janë shtihane dhe si të tilla të dënuara me harresë, sepse nuk është e vërtetë që Haradinaj në Qeveri kishte vetëm tre vota siç po lexojmë fakte të gënjeshtërta, në editorialin që e shpërndau një portal i Prishtinës, sepse të gjitha vendimet e marruara në kabinetin qeveritar, të mira e të këqija, kanë qenë unanime, (me shumicën absolute të votave të ministrave pjesëmarrës.)

Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka një përvojë të gjatë në përballje me fushata denigruese kundër tij dhe ai duke qenë me ballin mbi “kupolat” dhe fotografitë kokëgdhe, që qëndrojnë pas editorialeve të portaleve të lira të qarshisë së Prishtinës, e që shkruhen nga zyrat politike, nga shkrues pa histori dhe pa identitet politik dhe përfundojnë si editoriale të redaksive!?

Këto breshëri pa trohë etike njerëzore, e të mos flasim për etikë puushteti, vijnë në një moment jo të përshtatshëm për një hero lufte, i cili, kur do ta bartte në krahë vëllaun e tij më të ri Luanin, të rënë në fushë të nderit dhe kur do ta mbështillte me uniformen e UÇK-së vëllain tjetër Shkëlzenin, për ta lëshuar në dheun e kësaj toke, për të cilin ata luftuan e ranë, nuk ka menduar se një ditë ata që e rëndësinë vetën në rreshtin e çlirimtarëve, me lojëra joetike pushtetore, do ta denigronin me kaq vrull, madje duke e cilësuar frikacak.

Kush frikacak? Ramushin a!???

Haradinaj nuk i kalkuloi asnjëherë dhe as tash, ndërskamsat e ndyra politike.

Në çastin kur për të tretën herë ai del ballëlartë para drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore, kësaj herë i dorëhequr, për ta ruajtur dhe kursyer institucionin e Kryeminuistrit nga hetues, dëshmitarë të shpikur e të shpifur, politikanë të staturave minore dhe kinseopozitarë rrenca e mashtrues ordinerë, tregtarë famujsh, që shesin tregime të mëdha në publik e bëjnë punë të vockëla, në vend se të rreshtohen në një trup unik për çështjet vitale të interesit nacional, plot helm, zgjasin gjuhët e nxjerra jashtë fërkemeve të Ramush Haradinajt.

Dhe akti i dorëheqjes natyrisht se është edhe politik, pse jo, Haradinaj ka qenë bartës i një posti politik – kushtetues dhe është lider i një partie politike që garon në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen dhe, cila na qenka e keqja e kësaj?

Shteti i Kosovës është neutral ndaj feve dhe postet publike të shtetit nuk i bartin klerikët por politikanët!?

Mirëpo, kujtesa modeste institucionale i nxitë një dorë politikanësh që kurrë nuk kanë mund të ngritën në nivele më të larta të etikës së pushtetit, ku bëhet diferenca, mbi inatet personale, në lartësitë e detyrës nga ku mbrohet Republika, rendi kushtetues dhe paprekshmëria e kufijve brenda të cilëve, më 17 shkurt 2008 sovrani ka folur dhe po në ata kufij shteti i ri ka marrë 115 njohje individuale nga kombet e lira.

Ramush Haradinaj nga secila sfidë me drejtësinë ka dalë më i fuqishëm, sepse e drejta është në anën e tij, ai do të dalë ballëhapur edhe nga ky persekutim i radhës, që mbanë duhmën e epokave të perënduara për t’i disiplinuar luftëtarët e paepur.

Po pse gjithë kjo frikë nga zgjedhjet e lira të jashtëzakonshme?

Sepse, sovrani matë çdo gjë në peshoren e tij, me tjera njësi matëse për dallim nga politikanë që vijnë nga mendësia që erdhi nga të ftohtit, që shtetin kosovar e cilësojnë si projekt të përkohshëm, duke mësyrë aventura që e shpërbëjnë atë, pavetëdijshëm në shërbim të koniukturave armiqësore ndaj subjektivitetit të Kosovës, si entitet juridik-politik në të Drejtën Ndërkombëtare, entitet me bazë vullnetin e popullit, e konceptuar nga arkitekti i saj konstitucional Marti Ahtisaari dhe në vijat konsistente të Presidentit historik Ibrahim Rugova, e ligjëruar me verdiktin këshillëdhënës të GjND-së, nëntë vjet më parë dhe e rreshtuar me ushtritë e paqes nga Ramush Haradinaj.

Dikush që nuk dha asgjë dhe mori krejt!?

Dhe kush kë po e akuzon për populizëm dhe përfitime?

Dikush që Kosovën e do në ngricën staliniste, të ndarë e të përçarë duke u përpjekë ta tërheq teposhtë deri në theqafje.

Dmth: Kërkushi!

Të gjithë ata që sot hedhin shtiza në drejtim të Kryeministrit Haradinaj, asnjëherë nuk e kanë dashur me zemër dhe nuk i kanë dhënë besnikëri Republikës së Kosovës, duke mos e promovuar shtetin qytetar dhe sundimin e ligjit, konstitucionin madje as rendin simbolik të tij!?

Pra, ata janë armiqtë e Republikës.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK