Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Zërat
Genc Xërxa
Genc
Xërxa

Kur pipat që japin fryt priten, ose “vet-priten”

Zërat March 26, 2020 - 14:45

Një postim i presidentit në rrjetet sociale me status që është koha për tu pritur pipat e tepërt, ishte një mesazh që shumica nga ne ndoshta e morëm si të mirëqenë, por njëkohësisht ishte porosi me tendencë dhe paralajmërim për hapat që ishin për tu ndërmarr ndaj rivalëve politik, apo thjeshtë thënë, kryeministrit. E morëm si shaka simbolikën e tij, por doli të ishte më shumë se simbolikë apo figuracion.

Duke ditur azhuritetin e departamentit të shtetit amerikan për tu futur në bisedime apo siç po pretendohet në përmbyllje të bisedimeve ku presidenti më herët “ka arritur dakordancë me Serbinë”, ishte koha ajo që kishte vlerë dhe duhej shpejtuar. Kryeministri haptas ishte kundër çdo marrëveshje të shpejtë e të dëmshme të Kosovës edhe pse propozimi i parandjerë vinte nga shteti më mik i Kosovës. Pakti për veprim thua u bë, zoti Grenell në dakordim me Thaçin politikisht hyn në rrugë për të mënjanuar kundërshtarin e tyre politik që pengonte në arritjen e përllogaritjeve tani të bëra me kohë. Marrëveshjen e famshme mes Kosovës dhe Serbisë. Por çka është ajo marrëveshje?pse aq frikë nga ajo? Ka indikacione sipas njohësve të ngjarjeve në Kosovë apo Ballkan, siç është zoti Serëer, Judah apo disa njohësve tjerë të rrjedhave në vend se marrëveshja duhet të kënaq njëkohësisht edhe apetitetet e Serbisë që të jetë e pranueshme, e si rrjedhoje e saj do jetë në kundërshtim me politikat disadekadëshe që populli i Kosovës kishte bërë, dyshimet e mëdha ishin që ishte në dëm të Kosovës nga aspekti territorial i tërësisë së saj.

Por si do zbatohet kjo lojë kur kryeministri Kurti po e kundërshton me çdo kusht, dhe po i ik, kurthës që të hyj në lojë e të jetë pjesë e “bashkëfajësisë”, kur epilogu sipas tij tani vetëm sa dihet. Kurti është faktori kyç, më legjitim dhe më i votuari për ta bërë marrëveshjen në fjalë sipas rendit kushtetues, e duke ditur që presidenti krejt punën kryesore e ka bërë në bisedime të fshehta, mbetet tani vetëm firmosja imponuese të bëhet nga legjitimuesi, e “zeza në të bardhën”, që të merr jetë pakti. Pasi z.Kurti nuk po pranon, duhet gjetur një figurë tjetër apo lënë gjitha fuqitë legjitimuese presidentit që të bëhet ai institucioni legjitim, nëse në njëfarë forme neutralizohet kryeministri. Duke ditur që qeveria është në detyrë nuk do jetë legjitime që të jetë vendimmarrëse apo ushtroj detyrë plotfuqie, ashtu që do munden gjitha detyrimet e llojit të përfaqësimit apo legjitimitetit ti kalojnë presidentit apo në variantin tjetër ta gjejnë një “kryeministër të dëgjueshëm” për ti shtyre planet para.

Ishte LDK që i doli si vegël presidentit dhe z.Grenell. Duke mos menduar se me nënshtrim ndaj truqeve të presidentit por në linjë me ambasadorin amerikan ishin duke bërë gjënë e duhur, duke mos çarë kokën fare për votuesin dhe votat që i kishin sjell aty në qeveri. Kishin pas dhënë një pakt, një betim para votuesit se më në linjë me presidentin nuk do jenë asnjëherë, pasi ishin dal “të lagur” disa herë gjatë paktit me të. Një filozof modern R. Cooper thotë; e parafrazoj se “qeveritë apo pushtetarët harrojnë se votat u kërkojnë qytetarëve, ndërsa gabojnë më pas ata duke u bërë të dëgjueshëm ndaj politikave të jashtme dhe shkëputur sinkronizimin me votuesin dhe politikave të brendshme, duke u kthyer më pas prapë tek ai, flirtuar dhe kërkuar sërish votën”, pra është një hipokrizi apo dyfytyrësi politike mes përfaqësuesve dhe sovranit.

Provuan ta neutralizojnë njëherë kryeministrin me anën e gjendjes së jashtëzakonshme duke tentuar presidenti ti marr të gjitha ingirencat kushtetuese në këtë kohë pandemie që të mund njëkohësisht të vazhdoj me punën e tij duke krijuar pushtet absolut, por nuk i eci, e lexoj bukur mirë kryeministri dhe ia pamundësoi një gjë të tillë duke e mbajtur menaxhimin bukur mirë të pandemisë ndër një situatë emergjente pa pasur nevojë nga ajo e jashtëzakonshme. Por nuk ndaloi këtu loja për ti hequr “pipat e panevojshëm” siç thotë postimi i presidentit, ai shkoj edhe më tej. Duke e futur LDK në presion nga z.Grenell dhe ndërkohë mbajtur zhagun e presidentit nga karshia, Z. Mustafa sinkronizohej me kërkesat e presidentit për gjendje të jashtëzakonshme deri sa z.Kurti luftonte ta kundërshtonte me çdo forcë, dinte se çfarë mund të vie më pas. Nga thumbimet e jashtme filluan edhe ata nga brenda me z. Veliu mu përbrenda qeverisë, që ishte kundërthënës qëndrimi i tij me pjesën tjetër të qeverisë dhe një sulm isinkronizuar ndaj tij për ta futur në presion politik duke pregaditur lojën që do i vie më pas.

Kurti këtu nuk arriti disi ta menaxhoj bukur mirë këtë situatë, reaksioni itij ndaj veprimeve të tyre ishte me inercion dhe instiktemocional duke shkarkuar zërin kundërshtues brenda qeverisë që i dha një rrugë tjetër z.Mustafa ta kërkoj mocionin si rezultat ishkarkimit të ministrit të tyre pa paralajmërim, në mënyrë arbitrare. A ishte edhe z.Kurti pjesë e lojës duke dal i “tradhtuar” nga LDK dhe amnistuar nga fajësia, ndërkohë liruar rrugë presidentit të vazhduar tutje, mbetet të shihet. Pra, këtu mendoj se u ngut z.Kurti kur veproj në këtë mënyrë edhe pse z.Veliu ishte pyka kryesore apo vela që nëse nevojitej veprime të tilla do ndërmerreshin nëpërmes tij, pasi ishte kundërshtuesi publik i një pakti të tillë. Sinkronizimi me presidentin tani në këtë formëi LDK u arrit. Ishte tani vetëm mocioni të jetësohej dhe ishte gati neutralizimi i z.Kurtit. LDK në pakt me ish PAN-in e jetësoi mocionin dhe bënë që qeverinë ku janë edhe vet ta rrëzojnë. Nuk i përfillen thirrjet e çdo nate të qytetarëve që nuk është koha tani në këto kohëra të liga pandemie të mbesim pa qeveri, me anë të tenxhereve dhe zhurmës që krijonin si shenjë ndërgjegjësie, por ato nuk u dëgjuan, shoqërisë që me vonë këta politikanë do u kërkojnë votën. Si do kenë fytyrë tani LDK ta bëjnë një gjë të tillë, kërkuar votën e “tradhtuar”. Ishte Vjosa dhe dy-tre deputetë që haptas kundërshtuan lojën e partisë së tyre, por brezi i shumëpërfolur republikan i LDK-së hyri ndër sqetull të presidentit dhe partnerit në prapaskenën meskine z.Mustafa, e gjitha kjo kinse në emër të raporteve me SHBA-në duke hedhur hi syve opinionit.

LDK me këtë gjest zhgënjej elektoratin, tradhtoi besimin e votuesit duke dërguar koalicionin e shpresës e cila kishte dhënë sinjale mjaftë të forta premtuese në ditët e para të qeverisjes së tyre që janë të gatshëm ta shkapin shtetin nga kleptokratët e dikurshëm, duket se edhe këtu filluan të hasin në pengesë pasi hapat e qeverisë ishin mjaftë të shpejte në këtë drejtim, patën përkrahje edhe nga shtetet mike për punën që bënin. Interesat e shumta ishin duke u thyer, aty ku klanet kanë burimin e tyre zhvatës, me veprimet që qeveria ndërmerrte, duke mos kursyer askënd. “Duhet ndalur, ti mund të bëhesh qeveritar por duhesh të dish deri ku guxon veprimet e tua të shkojnë” thuajse ishin fjalë dhe dorë që e ndalen punën e tyre, në raport me sferën e biznesit dhe pikave përfituese të interesit që partitë e PAN-it dikur i udhëhiqen, aty janë vijat e kuqe që estabilishmenti i dikurshëm i ka vënë as LDK nuk duhet amnistuar; aty ku nuk u lejohet se shkarkohen. Pra kjo qeveri pos në politikat e jashtme si edhe në ato të brendshme hyri me një energji reformuese tërësore dhe shumë interesa u preken dhe për atë qëllim vendosen të heqin pipin edhe që i pte fryt në frymën e shoqërisë, si një dritë vezulluese nga një tunel i ngujuar dy dekadash. Z.Kurtin kjo vetëm sa do e rris përkrahjen e tij në popull dhe do dal edhe më mirë në zgjedhjet e ardhshme ndërsa LDK me këtë formacion politik do pëson fiasko në sytë e votuesve, në këtë moment as strukturat e saja degëzuese nuk do mund ta shpëtojnë.

Një LDK e dobët i shkon për shtati vetëm PDK-së pasi e pati oponent kryesor për dy dekada, parti e cila ka një trashëgimi historike të bujshme në krye me Presidentin Rugova. Tani LDK-së i nevojitet një reformim i brendshëm brenda partisë ku në krye të saj vetëm Vjosa kredibile dhe e votuar mund ta kthej sikurse në vitet e arta të dikurshme, duke i liruar eksponentët nga strukturat e tanishme udhëheqëse që gjithnjë janë të afërta me PDK dhe politikat zhvatëse që u afirmohen. Votuesi nuk fal, ishte slogani i zgjedhjeve të mëparshme. Tani do të jetë votuesi jo vetëm që të dënon por edhe të përjashton nga skena politike, sidomos kur nënçmohet apo abuzohet me vullnetin e tij legjitim. Pipat sado që priten ata dalin sërish edhe më të shumtë, natyra dhe përvoja e thotë një gjë të tillë, dhe nuk ka forcë që e ndal një proces të shëndoshë dhe të arsyeshëm shoqëror. Maskat do bien, sado që mundohen të fshihen.

SQARIM: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve, e jo domosdoshmërish të NGB “Zëri” sh.p.k.