Zërat
Lulzim Nika
Lulzim
Nika

Serbia rrezikon paqen në Ballkan

Zërat December 09, 2021 - 16:38

Edhe sot e kësaj dite, diplomacia agresive ruse ndaj SHBA-ve dhe shteteve evropiane, është duke rrezikuar paqen dhe sigurinë ne botë. Derisa rusët janë duke përdorur të gjitha mjetet, duke kërcënuar Ukrainën e në anën tjetër, Serbia vazhdon me diplomacinë agresive kundër shtetit te Kosovës, që më të gjitha mjetet ta pengojë në integrimin në institucionet ndërkombëtare.

Marrëveshja ushtarake për ta armatosur Serbinë dhe investimet tjera ruse në Serbi, rrezikojnë paqen në Ballkan, e sidomos stabilitetin e shtetit të Kosovës. Krimet serbe në Kosovë janë ende të pandëshkuara nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

Platforma shtetërore serbe kundër gjeografisë kompakte shqiptare, ka zanafillë të hershme historike. Për fat të keq, pjesërisht kishte arritur që të shkatërronte strukturën etnike kompakte shqiptare në pjesën e Shqipërisë Verilindore (Sanxhaku i Nishit) dhe në disa pjesë tjera. Historia e popullit shqiptar gjatë shekujve, ishte një përpjekje për mbijetesë në trojet tona etnike dhe u bë shënjestër e përhershme e politikës hegjemoniste serbe. Pas Serbisë së Madhe në Ballkan, qëndronte politika pansllaviste ruse, me planet e tyre objektive strategjike ishte të mos ekzistonte shteti i shqiptarëve në Ballkan dhe më pas dalja ruse në Mesdhe nga porti i Durrësit. Në këtë mënyrë do të dominonte në Evropë ndikimi i shteteve sllave në krye me Rusinë.

Ideja e Serbisë së Madhe u përkrah edhe nga politika shtetërore serbe që prej themelimit të shtetit serb. Kjo ide do të mbështetet edhe në programet e themeluesit të gjuhës letrare e të letërsisë së re serbe. Vuk S. Karaxhiq, thoshte: ”Aty ku jeton qoftë edhe një serb, atje është tokë serbe”! Programi i parë kombëtar serb, në të cilin përpunohej ideja e Serbisë së Madhe, është e ashtuquajtura "Nacëertanija" e Ilija Garashaninit, prej vitit 1843 e deri në vitin 1852. Ai ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe kryetar i Qeverisë Serbe. Këto ambicie kishin filluar të sendërtoheshin me masakra dhe dëbime të shqiptarëve prej trojeve shekullore nga Nishi, Vranja, Toplica, Prokupla e Leskovci, në vitet 1876 -1878. Serbia e Madhe e mbështetur në mitologji dhe historinë e gënjeshtrave serbe, ishte parashikuar si rrezik për sigurinë e Ballkanit dhe Evropës nga analistët e shërbimit inteligjent amerikan pas viteve të ’90-ta.

Fatkeqësisht, kjo u përsërit edhe gjatë vitit 1999, ku shteti serb, kundër shqiptarëve të Kosovës, përdori metoda mizore dhe mesjetare për zhdukjen e tyre nga Kosova. Masakrat cënjerëzore që po ndodhnin në Kosovë morën përmasa tragjike për tërë botën e civilizuar. Krimet dhe masakrat serbe që u bënë në Abri, Recëak, Verbofc dhe Izbicë, tronditën dhe tmerruan qarqet diplomatike ndërkombëtare.

Tragjeditë dhe mizoritë e luftës së Kosovës nga faktori ndërkombëtar nuk u injoruan, por ata vepruan duke i dënuar me deklarata dhe veprime ushtarake kundër makinerisë ushtarake vrastare serbe që vriste shqiptarë pa dallim moshe. Përkundër sakrificës dhe luftës titanike të UCëK-së, ishte e pamundur që pa përkrahjen e NATO-s, të ndalet makineria vrastare e shtetit serb. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite mungon një Gjykatë Ndërkombëtare për të gjykuar platformën politike të shtetit serb, që synonte shfarosjen e një populli të tërë. Historia, shqiptarët i dëshmon në luftëra vetëm duke u mbrojtur dhe duke u vetëmbrojtur.

Masakra e Abrisë dhe Recëakut prekën ndërgjegjen e diplomacive të fjetura botërore dhe masat ushtarake kundër makinerisë serbe nga aleanca e NATO-së, sollën paqen në Kosovën e djegur dhe të shkatërruar. Me mijëra të vrarë e të masakruar në shtëpi të tyre, shumë fëmijë, gra dhe pleq në gjithë Kosovën. E sot, pas 21 viteve të përfundimit të Luftës së Kosovës, t'i kërkojnë shqiptarët për t'u dënuar, është vërtetë një padrejtësi historike e këtij shekulli.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK