Zërat
Dr. Sc. Salihe Salihu
Dr.
Sc.
Salihe
Salihu

Strategu i paqes – Ali Ahmeti

Zërat April 25, 2024 - 08:59

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut na dhanë një leksion për gjithë rajonin se si ndërtohet Paqja e qëndrueshme.

Leksioni i Paqes së qëndrueshme u parapri nga vizionari Ali Ahmeti, i cili edhe një herë i parapriu politikës paqësore për Maqedoninë dhe gjithë rajonin. Ali Ahemti edhe nën ombrellën e UÇK-së ka luftuar për Liri, Barazi e Paqe.

Largpamësia dhe guximi i Ali Ahmetit bërë që një numër i grupeve minoritare të fitojnë besimin ndaj liderit paqësor dhe të bashkohen bashkë në Frontin Evropian dhe të bashkuar të punojnë rreth një qëllimi madhor, ecjen drejt procesit të integrimeve me një ritëm më të përshpejtuar.

Prijësi i çlirimtarëve Ali Ahmeti me këtë kualitet të urtësi dhe mençurisë veproi edhe gjatë kohës së para luftës në Kosovë e Maqedoni dhe paraprihej me moton se: bashkim dhe unitet janë monedha e fitoreve të mëdha. Këtë shkollë e kemi kultivuar gjatë viteve të 1980- ta në OMLK e LPK-në. Mirëpo shumë aktivistë të këtyre organizatave që dolën nga kjo shkollë devijuan rrugën, ndërsa Ali Ahmeti mbeti po ai duke u shkrijë si qiri për të qëndruar besnik ndaj ndaj betimit, fjalës së dhënë dhe parimeve me të cilat parapriheshmi.

Triumfi i Ali Ahmetit në këto zgjedhje presidenciale qëndron në faktin se është udhëheqësi i parë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë (për aq sa kam lexuar dhe analizuar vijat partiake të partive në UE) që në frontin e përbashkët synon ti kapërcen të gjitha hendeqet dhe të arrin tek qëllim final, ta shndërrojë Maqedoninë e Veriut në vend të Paqes përmes bashkëpunimit ndëretnik. Pikërisht krijimi i relacioneve ndëretnike është parim për zhvillimin e një demokracie deliberative. Aliu asnjëherë nuk u thirr në filozof të huaj, por thirrej gjithmonë në filozofinë që rridhte burimisht nga vendi i tij.

Për të thënë të vërtetën Ali Ahmeti po nxjerr një demokraci autoktone – nga përvoja dhe kthjelltësia e mençurisë së tij. Të gjithë të bashkuar në idealin e Paqes pas prezantimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale u paraqitën kryesuesit e partive të ndryshme që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe falënderuan kryeudhëheqësin Ali Ahmetin cili me butësi dhe me përpjekje për unitet arrit t’i bashkoj të gjithë në ombrellën e Frontit Europian. Edhe gjithë fortune para tij kryeudhëheqësi multietnik Ali Ahmeti I menaxhoj me maturi.

Edhe vërejtjen që i bëri Miskovcit e bëri me gurabia e keksa dhe me mesazhin që të piqet me politikë paqësore e mos të frynë zjarrit të armiqësisë. Triumfuesi Ali Ahmeti përpos atributeve emblematike të shqiptarëve po mveshet edhe me atribute multietnike duke prijë të gjithë qytetarët drejt rrugës për Paqe të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut e më gjerë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK