Vjosa Osmani befasohet nga tezja e saj në Podujevë

Vjosa Osmani befasohet nga tezja e saj në Podujevë

Zgjedhjet 2019 September 14, 2019 - 21:50
Detajet

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, është befasuar nga një e afërme e saj që kishte dalë për ta pritur në qytetin e Podujevës të shtunën.

Tezja e saj ishte e para që i doli përpara Vjosa Osmanit, e cila sikur u befasua me praninë e saj.

“Prej fëmijërisë e mbaj në mend Vjosën, por sot erdhi dita që edhe unë ta përkrah Vjosën si të gjithë femrat e Podujevës”, ka thënë tezja e Osmanit.

Tani kur Vjosa Osmani është kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Agim Veliu po i jep përkrahjen maksimale.

Veliu u tha se me Vjosën do të rritet edhe më shumë përkrahja për LDK-në, në vendin që e llogarisin edhe si bastion i tyre.

Të rekomanduara