Kurti për 'rrezikun' nga opozitarizmi mes AAK dhe PSD: S'ka asgjë prej asaj pune

Kurti për 'rrezikun' nga opozitarizmi mes AAK dhe PSD: S'ka asgjë prej asaj pune

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 23:04
Detajet

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për opozitën që do ta priste, në rast se ai do të zgjidhej kryeministër.

Kurti është pyetur nga analisti Rron Gjinovci, nëse ai do t’i frikësohej një opozitarizmi që do ta bënin bashkë Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj.

“Po le të bëhen bashkë. Edhe ashtu bashkë janë, por s’ka gjë prej asaj pune”, ka thënë Kurti në T7.

Ai tutje thotë se me të në krye të Qeverisë nuk do të ketë nevojë për protesta, sic ka organizuar Vetëvendosje vite më parë, e as nuk do të ketë nevojë që Molliqaj të tërheqë zyrtarë zvarrë nga vetura.

Kurti thotë se “s’do të dëshironte një opozitë të fuqishme si Vetëvendosje”, ndërsa nuk e sheh koalicionin AAK-PSD si rrezik. 

Të rekomanduara