Gashi - VV-së: Në LDK nuk funksionojmë mbi kultin e individit

Gashi - VV-së: Në LDK nuk funksionojmë mbi kultin e individit

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 23:42
Detajet

Arben Gashi nga LDK, ka thënë se ka një momentum të mirë dhe sinergji brenda partisë.

“Kemi ekip të mirë dhe jemi të bindur që përballë qytetarëve po shkojmë me një ofertë jashtëzakonisht të mirë.  Zonja Vjosa Osmani është e para mes të barabartëve, është kandididate dhe kryeministre e ardhshme”.

“Sa i përket dilemave të studiove zonja Osmani është njëra nga nënkryetaret e LDK-së dhe në aspektin e forcës politike është më e fortë se nënkryetarët tjerë sepse është kandidate për Kryeministre”.

Gashi ka folur edhe për pohimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes se subjekti që drejton Isa Mustafa është i ndarë me fraksione.

“Nuk mendoj se Kurti  mund ta komplikojë kandidaturën e Osmanit dhe nuk mendoj se Kurti ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK. Është qasje tendencioze dhe e paarsyeshme. Kurti nuk e njeh LDK-në, nuk funksionojmë me kultin e individit”.

“LDK është parti moderne që ka program dhe alternativë”.

“Nëse e merr dhe sheh se si Kurti e ka menaxhuar fitoren në zgjedhjet e fundit duke tentuar që ta koncentrojë gjithë pushtetin në duar të veta arriti që ta ndarë partinë. I kanë ikur 12 veta dhe kjo nuk është pak. Nëse sillet me logjiken edhe me partnerë të mundshëm parazgjedhor dhe paszgjedhor është e gabuar”.

Të rekomanduara