Rashiq: Nuk do të organizojmë tubime në veri, s'duam t'i vëmë në shënjestër qytetarët
Foto: Laura Hasani

Rashiq: Nuk do të organizojmë tubime në veri, s'duam t'i vëmë në shënjestër qytetarët

Zgjedhjet 2019 September 18, 2019 - 11:48
Detajet

Nenad Rashiq nga koalicioni "Slloboda" ka thënë se do të jetë e vështirë depërtimi i tyre po ka thënë se koalicioni "Slloboda" do të promovojë vlera morale tek serbët në Kosovë.

"Serbëve të Kosovës i kanë kthyer mentalitetin e viteve të 90-ta. Kemi krijuar një koalicion që ka për qëllim të promovojë vlera morale. Jo se dua të marr pozitë atje por është përgjegjësi morale", ka thënë Rashiq.

Rashiq ka thënë se kanë një numër të përkrahësve por tha se nuk do të bëjne tubime elektorale pasi siq tha ai nuk duan që ti vëjnë në shënestër të siq ka thënë ai atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës, raporton "Zeri.info".

"Slloboda jam i sigurt që edhe nese nuk ka rezultat të mirë do të jemi vulë e zgjedhjeve të vitit 2019", ka thënë Rashiq.

Të rekomanduara