Daut Haradinaj i`a kthen Isa Mustafës: Unë asnjëherë nuk e shkel kodin etik të shqiptarit

Daut Haradinaj i`a kthen Isa Mustafës: Unë asnjëherë nuk e shkel kodin etik të shqiptarit

Zgjedhjet 2019 September 18, 2019 - 16:06
Lexon detajet

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Daut Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur përseri kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

Haradinaj kishte thënë dje në një intervistë se ideja për korrigjim të kufijve ka lindur në kohën kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër i Kosovës, ndërsa sot, kreu i LDK-së ja ka kthyer këtë deklarat duke thënë se Haradinaj duhet të ketë një minimum të etikës dhe sinqeritetit.

Mirëpo, Haradinaj iu është kundëpërgjigjë përsëri Mustafës, duke i thënë se unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës.

”E pashë reagimin e nxituar të z.Isa Mustafa, unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithshtu ka thënë se unë nuk e shkeli asnjëherë kodin etik të Shqiptarit.

”Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit. S’ka me u nda Kosova”, ka përfunduar Haradinaj.

Të rekomanduara