Haradinaj takohet me Kosnett, flasin për zgjedhjet

Haradinaj takohet me Kosnett, flasin për zgjedhjet

Zgjedhjet 2019 September 18, 2019 - 17:50
Detajet

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot gjatë ditës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook Haradinaj, derisa, ka shkruar se ky ishte një takim i rregullt dhe përmbajtësor ku u fol për zgjedhjet, process në të cilin Kosova ka treguar një nivel të lartë të demokracisë.

“Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni!”, ka shkruar ai.

Të rekomanduara