Hamza mban tubim me përfaqësues të bizneseve dhe me gratë e Ferizajt
Foto: Laura Hasani

Hamza mban tubim me përfaqësues të bizneseve dhe me gratë e Ferizajt

Zgjedhjet 2025 January 22, 2025 - 08:29

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza sot, në kuadër të fushatës zgjedhore, do të shkojë në Çagllavicë dhe do të mbajë një tubim me gratë në Ferizaj.

Aktivitetet e tij fillojnë nga ora 15:30 dhe mbarojnë në orën 18:00.

Agjenda e kandidatit për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza:

15:30, kandidati për kryeministër Bedri Hamza viziton biznesin “Walone”, (Çagllavicë (afër hotel “Emerald”).

17:00, kandidati për kryeministër Bedri Hamza viziton përfaqësues të sektorit të bizneseve, (hotel “Emerald”).

18:00, kandidati për kryeministër Bedri Hamza mban tubim me gratë në Ferizaj, (restorant “Ujëvara” Ferizaj).