Agim Çeku i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Çeku vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.
“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten e tij dhe të gjithë ata që i besuan.
Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta.
Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku.
Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.
Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”, shkroi Haradinaj. /Zëri