Zëdhënësi i AAK-së kandidat për deputet, Haradinaj: Edukata e tij e lartë në punë është inspirim për shumëkënd

Zëdhënësi i AAK-së kandidat për deputet, Haradinaj: Edukata e tij e lartë në punë është inspirim për shumëkënd

Zgjedhjet 2025 December 05, 2025 - 15:30

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemali, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së e ka lavdëruar Xhemajlin, duke thënë se është ndër kuadrot më vitale të Aleancës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se edukata e tij e lartë në punë është inspirim shumëkënd.

“Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës, është ndër kuadrot tona më vitalë. Edukata e tij e lartë në punë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera njerëzore e kolegiale që i mirëmban si me media ashtu edhe me publikun, janë inspirim për shumëkënd. Nuk kishte si të mos ishte edhe kësaj radhe në listën e kandidatëve tanë. Duke besuar se do të vazhdojë të përcjellë pozitivitetin dhe funksionalitetin në veprim, i uroj suksese në këtë garë”, ka shkruar Haradinaj.