Një tjetër analist i bashkohet Guxo-s, Blerim Gashi i hyn garës për zgjedhjet e dhjetorit

Një tjetër analist i bashkohet Guxo-s, Blerim Gashi i hyn garës për zgjedhjet e dhjetorit

Zgjedhjet 2025 December 07, 2025 - 12:01

Rrugëtimit politik të koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PSHDK i është bashkuar Blerim Gashi, jurist dhe politolog i njohur.

“Blerim Gashi ka dëshmuar se guximi intelektual dhe integriteti personal janë themeli i qeverisjes së mirë. Përvojë e tij në hartimin e politikave publike dhe komunikimin strategjik e ka bërë një zë të besueshëm dhe të respektuar në hapësirën publike kosovare",, ka shkruar Faton Peci.

Gashi është njohur për angazhimin e tij kundër propagandës dhe dezinformimit, si dhe për promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.

"Analizat e tij të drejtpërdrejta, shkrimet dhe paraqitjet publike kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që i shërben qytetarëve. Me Blerim Gashin në listë, koalicioni synon të vazhdojë punën për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, duke i shërbyer Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik", ka shkruar Peci.

Kujtojmë se dje Partisë Guxo i është bashkuar edhe analisti Viktor Buzhala.