Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së
Profesori i shkencave politike, Ardian Kastrati i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se derisa ishte deputet ishte ndër figurat më të zëshme, raporton Zeri.info.
“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh!
Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.
Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, thuhet në njoftimin e Haradinajt. /Zëri