Edhe PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Edhe PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet 2025 December 07, 2025 - 20:54

Partia Demokratike e Kosovës ka preznatuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, i cili tha se kjo është një listë gjithëpërfshirëse me profesionistë të shumtë, raporton Zeri.info.

“Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.

Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror.

Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara!”, shkroi Hamza ndër tjera. /Zëri