Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Zgjedhjet 2025
December 12, 2025 - 07:57
Sot do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku do të bëhet edhe betimi i kryetarit të zgjedhur, Faton Peci.
Mbledhja do të mbahet në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe do të fillojë në orën 12:00.
Kjo seancë shënon fillimin zyrtar të mandatit të ri lokal pas zgjedhjeve lokale dhe balotazhit që u mbajt më 9 nëntor 2025, ku Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), u shpall fitues i garës për kryetar të komunës me rreth 53.5% të votave ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.
Rezultatet përfundimtare u certifikuan edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.