Abdixhiku: Pagat e mësuesve 1 mijë euro në muaj, ushtarëve, policëve, zjarrfikësve 900 euro
Zgjedhjet 2025
December 16, 2025 - 19:09
Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat i LDK-së për Kryeministër, ka premtuar ngritje pagash, nëse ai do të vie në krye të Qeverisë. Ai ka përmendur disa nga katergoritë, që sipas tij do të paguhen shumë më mirë me LDK-në në krye të vendit.
“Pagat për mësuesit do të jenë plotë 1 mijë euro. Ky është nivel i ri. Sonte u drejtohem edhe policëve, zjarrfikësve dhe ushtarëve; pagat me neve në qeveri do të jenë 900 euro, në muajt.” – tha ndër të tjera Abdixhiku