KQZ-ja njofton se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja njofton se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor

Zgjedhjet 2025 December 16, 2025 - 19:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor 2025.

Edhe një herë ritheksohet se të drejtë votimi kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për këtë lloj votimi, shkruan Zeri.info.

Votimi do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës locale të vendit përkatës.