Nisja e fushatës, KQZ-ja del me njoftim
Zgjedhjet 2025
December 17, 2025 - 11:04
Sot ka filluar fushata zgjedhore për subjektet politike për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me njoftim për këtë, ku ka njoftuar se fushata do të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve, në orën 06:59, shkruan Reporteri.net.
Përgjatë kësaj periudhe partitë kanë të drejtë:
– Të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme.
– Të publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore
- Të zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi.