Vëzhgimi i zgjedhjeve, një delegacion i Këshillit të Evropës më 27 dhjetor në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Vëzhgimi i zgjedhjeve, një delegacion i Këshillit të Evropës më 27 dhjetor në Kosovë

Zgjedhjet 2025 December 19, 2025 - 12:00

Një delegacion prej 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre nga Turqia, do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një njoftim për media thuhet se “delegacioni do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike (përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë), kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor”.

Gjithashtu theksohet se një ekspert i Komisionit të Venedikut – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.

Një konferencë për shtyp është planifikuar të hënën, më 29 dhjetor në orën 14:00, një ditë pas zgjedhjeve.