Zogaj: Sporti, prioritet në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030

Zogaj: Sporti, prioritet në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030

Zgjedhjet 2025 December 25, 2025 - 13:08

Duke folur për sportin, Alban Zogaj ka theksuar se Kosova duhet të përgatitet seriozisht për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ai ka deklaruar se vitet e fundit kanë munguar investimet në infrastrukturën sportive.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e stadiumeve të futbollit dhe objekteve sportive për sportet me dorë, në mënyrë që vendi të jetë i gatshëm për pritjen e mijëra sportistëve nga vende të ndryshme.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.