Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Foto: Laura Hasani

Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje

Zgjedhjet 2025 December 26, 2025 - 18:17

Nesër, më 27 dhjetor do të votohet në përfaqësi diplomatike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim rreth këtij procesi dhe si duhet votuar

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë:Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”.

“Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, transmeton Klankosova.tv.

Më 28 dhjetor, ditën e diel, Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të dytat që mbahen brenda këtij viti.