Përplasje mes votuesve në një vendvotim në Zhegër të Gjilanit, ndërhyn policia [video]
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 11:33
Përplasje verbale mes disa votuesve raportohet se ka pasur në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga RTV Dukagjini, prezentë aty janë edhe policët e Kosovës.
Nuk dihet saktësisht se si ka ardhur deri te konflikti.
Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, u shpreh se gjithçka u menaxhua mirë.