Osmani pas votimit: Jam e bindur se do të kemi institucione stabile
Foto: Laura Hasani

Osmani pas votimit: Jam e bindur se do të kemi institucione stabile

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 12:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke uruar që rezultati i këtyre zgjedhjeve do të rezultojë edhe me krijimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Image

 

“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike. Uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote. Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultonte me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë së Kosovës, të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë. Dua të falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha ajo.

Image

 

Osmani mbetet me shpresë që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, partitë politike të gjejnë një rrugë përpara.

 

“Pasi të përfundojë ky proces zgjedhor, jam i bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, stabile dhe me legjitimitet të plotë”, tha ndër të tjera Osmani.

Image

 

E sa u përket problemeve me energjinë elektrike nëpër qendra të votimit, Osmani beson që KQZ-ja bashkë me institucionet e tjera do të ndërmarrin masa.

“Pyetje që duhet t’iu drejtohet KQZ-së, nga informatat që na janë dërguar ne, te gjitha qendrat e votimit janë duke funksionuar në rregull dhe jam e bindur qoftë se ka pasur ndonjë parregullsi të vogël KQZ-ja bashkë me institucionet”, theksoi Osmani.