Dalja në zgjedhjet e 28 dhjetorit, më e ulët krahasuar me shkurtin 2025
Foto: Laura Hasani

Dalja në zgjedhjet e 28 dhjetorit, më e ulët krahasuar me shkurtin 2025

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 13:06

Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 165 mijë qytetarë, rreth 8.27 për qind e elektoratit të regjistruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 11:00 të ditës së sotme në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë votuar gjithsej 165 mijë e 404 votues, që përbën 8,27 për qind të trupit zgjedhor. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të vitit 2025, pjesëmarrja në të njëjtën orë ka qenë më e lartë. Në ato zgjedhje, deri në orën 11:00 kishin votuar 169 mijë e 650 qytetarë, ose 8.58 për qind e votuesve të regjistruar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë regjistruar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 votues, ndërsa në zgjedhjet e shkurtit 2025 numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 970 mijë e 944.

KQZ-ja ka bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe se të dhënat për pjesëmarrjen do të përditësohen gjatë ditës./gazeta politike