Numërohen 99% të votave, LVV-ja merr 49,31%
Me 99,22% të vendvotimeve të numëruara, rezultatet e publikuara tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka dalë forcë e parë në zgjedhje, duke siguruar 49,31% të votave, apo 429,861 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01%, përkatësisht 183,183 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 13,59% të votave, gjithsej 118,443 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,68% të votave (49,551 vota), ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4,73%, apo 41,254 vota.
Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,72% të votave, që përfaqësojnë 14,973 vota, duke mos e kaluar pragun zgjedhor
Procesi i numërimit pritet të përmbyllet së shpejti, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë shpërndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës dhe konfigurimin e institucioneve të reja. /Zëri
