Numërohen mbi 99% të votave, LVV-ja merr 49,3% të tyre
Foto: Laura Hasani

Numërohen mbi 99% të votave, LVV-ja merr 49,3% të tyre

Zgjedhjet 2025 December 29, 2025 - 07:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me përditësimin e të dhënave rreth numërimit të votave.

Sipas përditësimit të fundit që është bërë në orën 07:49, janë procesuar 99,26 për qind të votave, ose 2 mijë e 557 kuti të votimit, shkruan Zeri.info.

Duke u bazuar në këto rezultate të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 49.30 për qind, ose 429 mijë e 979 vota.

Partia e dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me gjithsej 183 mijë e 258 vota, ose 21,01 për qind.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deri më tani ka arritur të fitojë 118 mijë e 490 vota, ose 13,59 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas këtyre rezultateve të deritanishme, ka 49 mijë e 571 vota, ose 5,68 për qind.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri

Image

Image