Nisja e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja mban konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Nisja e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja mban konferencë për media

Zgjedhjet 2025 December 29, 2025 - 09:03

Në Qendrën Kryesore të Numërimit (QKN) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi konferencë për mediat lidhur me fillimin e procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Dje kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se numërimi i votave do të fillojë sot nga ora 12:00, duke theksuar se paralelisht do të nisë edhe konfirmimi i votave të subjekteve politike.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pasi të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora”, tha Radoniqi.

Ai shtoi se gjatë natës do të pranohen materialet zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa numërimi do të vazhdojë në ditët në vijim, duke respektuar afatet dhe procedurat ligjore.

Kjo fazë e procesit zgjedhor është vendimtare për certifikimin e rezultateve dhe hap rrugën për formimin e institucioneve të reja në vend.