Përditësimi i fundit nga KQZ-ja, ky është rezultati momental
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar përditësimin e të dhënave rreth numërimit të votave, shkruan Zeri.info.
Në përditësimin e fundit që ka bërë KQZ-ja në orën 09:14, janë procesuar 2 mijë e 543 vendvotime, ose 99,45 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm, shkruan tutje “Zëri”.
Deri më tani LVV-ja ka arritur të marrë 430 mijë e 459 vota, ose 49,28 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me gjithsej 183 mijë e 389 vota, ose 20,99 për qind.
Në vend të tretë, sipas rezultateve të deritanishme, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 118 mijë e 601 vota, ose 13.58 për qind.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka marrë 49 mijë e 598 vota, ose 5,68 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit nga KQZ-ja. /Zëri
