Numërohen të gjitha votat e rregullta, LVV-ja fiton me 49,34%
Zgjedhjet 2025
December 30, 2025 - 07:56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Duke u bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota, ose 49,34%, shkruan Zeri.info.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota, ose 20,98%.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka siguruar 13,57% apo 119 mijë e 201 vota.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 49 mijë e 698 vota, ose 5,66%. /Zëri
