Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila parti
Janë numëruar 25,58 për qind të votave të kandidatëve për deputetë nga secila parti.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 108 mijë e 300 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës, me 47 mijë e 848 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron e treta, me 27 mijë e 742 vota, ndërsa pas saj vjen Lista Serbe, me mbi 19 mijë vota.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të mbledhë 11 mijë e 798 vota deri në këto momente.
Sa u përket kandidatëve për deputetë, në LVV pesë më të votuarit aktualisht janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.
Top-pesëshja e PDK-së përbëhet nga Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, ndërsa në LDK janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.