Abelard Tahiri, as në top-njëzetëshe të PDK-së
Zgjedhjet 2025
December 30, 2025 - 11:31
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, aktualisht nuk është as në top njëzetëshen e më të votuarve të partisë.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar mbi 30% të votave, Abelard Tahiri ka marrë 5296 vota, duke u radhitur i 29-ti sipas votave, shkruan Zeri.info.
Sipas rezultateve, PDK-ja ka siguruar 23 ulëse, ndërsa me rezultatin aktual Tahiri, i cili ka qenë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, i bie të mbetet jashtë Kuvendit.
Tahiri ka qenë mjaft aktiv në Kuvend, po ashtu figura më e përfolur gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit komunale, i cili ka qenë i angazhuar në Drenas për të përkrahur kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarin, i cili humbi ndaj Ramiz Lladrovcit. /Zëri